Bruksel, 26 mars – Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar 1.298 raste të reja të koronavirusit në Belgjikë dhe rikujtojnë se numri i vërtetë është edhe më i lartë, sepse nuk po testohet në masë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Numri i të infektuarve vazhdon të rritet, por edhe numri i vdekjeve është regjistruar në 42 persona në 24 orët e fundit, me numër të përgjithshëm të vdekjeve deri më tani shënon 220.
Autoritetet vlerësojnë se kjo rritje e konsiderueshme e numrit të personave të infektuar është për shkak të përkufizimit të ri më të ashpër të infeksionit, por edhe për faktin se masat nuk respektohen sa duhet nga popullata.
“Nëse nuk i respektoni masat, izolimi do të zgjasë dy herë më shumë, ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë përpjekjet dhe të gjithë të marrin përgjegjësi, ta pranojnë situatën dhe të organizohen të mbijetojnë këtë situatë”, deklaroi Benoa Ramaker, nga Qendra e krizave për koronavirusin.