Bruksel, 20 mars – Ministri i Punëve të Brendshme i Belgjikës, Piter De Krem, paralajmëroi se vendi do t’i mbyllë kufijtë e saj përveç për udhëtime dhe transport të nevojshëm.
Numri i të infektuarve rritet çdo ditë në Belgjikë dhe autoritetet presin ngarkesë të sistemit shëndetësor gjatë kësaj fundjave.
Ministri i Punëve të Brendshme sonte iu drejtuar opinionit dhe paralajmëroi se kufijtë mbyllen përveç për raste të nevojshme, si për shembull transport të prodhimeve esenciale dhe pajisje ose kthim të qytetarëve belgë të bllokuar jashtë vendit.
Vendimi është sjell pas konsultimeve intensive me të gjitha shtetet fqinje, tha ministri.
Konkretisht kjo do të thotë se prej sot ka kontrolle në vendkalimet kufitare që të vlerësohet nëse kalimi i kufirit është i nevojshëm, ndërsa është ndaluar edhe të udhëtohet brenda vendit pa nevojë.
Udhëtimet turistike në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar dhe kontrollet në kufi prej tani zbatohen, deklaruan nga kabineti i ministrit.
Policia është e gatshme t’i kontrollojë rrugët, portet, hekurudhat dhe aeroportet.
Mosrespektimi i këtyre masave dënohet deri në katër mijë euro dhe tre muaj muaj burg.
Sa i përket punonjësve tejkufitare të cilët duhet të shkojnë në punë, punëdhënësi duhet të japë arsyetim. Autoritetet e vendeve fqinje janë të informuar.