Për sivjet Belgjika ka siguruar mbi 1.000 viza humanitare për kandidatë për azil, lajmëroi BTA. Sipas mediave lokale në vitin 2014 numri i dokumenteve të tilla të dhëna ka qenë rreth 100 dhe tani ky numër është rritur për dhjetë herë. Në krahasim me vitin e kaluar, është regjistruar prej 25 për qind. Vizat humanitare u sigurojnë emigrantëve përmes rrugëve ligjore të vijnë në Belgjikë që të jenë kandidatë për status nën mbrojtje. Sivjet pjesa më e madhe nga dokumentet e tilla i kanë marrë sirianët (64 për qind). Belgjika jep kryesisht viza për qëndrim të shkurtër (725 vitin e kaluar) dhe vetëm 124 emigrantë kanë marrë të drejtën të mbesin në shtet në afat të gjatë. Sipas mediave, 87 për qind nga kërkesat për viza afatshkurta dhe 29 për qind nga kërkesa për periudhë të gjatë janë aprovuar.