Shkup, 9 janar – Belgët nga “Glaksosmitklajn” do të vijnë në Maqedoni për të kontrolluar si ka ndodhur skandali me vaksinat e tyre, të cilat kanë patur afat, por u janë vendosur deklaracione me afat të skaduar, informon Telma. Inspektorati heton si shtëpitë shëndetësore kanë pranuar vaksina me deklaracione dhe kush është fajtor, ndërsa rezultatet e para do të duhet t’u tregohen edhe prodhuesit të Prioriks vaksinës nga Belgjika, të cilët janë informuar për gabimin në Maqedoni, transmeton koha.mk
Skandali ende po hetohet dhe ministri nuk dëshiron të precizojë se çfarë sanksione do të ndërmerren kundër importuesit Makedonijalek të cilët u kanë kërkuar falje qytetarëve për siç kanë theksuar gabimin e vogël teknik me deklaracionin që ka shfaqur panik në mesin e qytetarëve si dhe nëpër institucionet shëndetësore. Ministri dje paralajmëroi edhe marrjen e mundshme të lejes kompanisë dhe ndërprerje të marrëveshjeve nëse nuk kanë parandaluar një lëshim të qartë. Makedonijalek është njëra prej dy drogerive të mëdha që importojnë vaksina. Ata kanë importuar turrën e fundit prej 90 mijë vaksinave për MPR, ndërsa në një pjesë të tyre kishte gabim në deklaracion. Kjo shkaktoi edhe protesta të reja mbrëmë para ministrisë, ndërsa kundërshtarët e vaksinimit të domosdoshëm kanë paralajmëruar edhe padi kundër Filipçes.
Filipçe nga ana tjetër është përgjigjur se ka argumente që shëndeti publik është mbi atë individualen. Nga ministria thonë se ka mjaft vaksina dhe se deri tani janë vaksinuar mbi 10 për qind e gjithsej 15 mijë të fëmijëve të pavaksinuar në Shkup. Vaksinimi vazhdon, por vazhdojnë edhe rastet e reja të morbilëve. Janë zbuluar dy raste të reja, një në Radishani dhe tjetri në Aerodrom.