Në postimin tim para do dite mbi rritjen e Kompanisë Liri, si rezultat i taksës 100%, komentoi z. Valdet Berisha, që dyshonte në shifrat që i kisha prezantuar. Një shkëmbim që nuk filloi me këmbë të mbarë, shumë shpejt u shndërrua në një bisedë miqësore dhe e kuptova që është fermer në Komunën e Klinës.
Kjo më shtyri, të ndalem në fshatin Kpuz për ta vizituar fermën e këtij fermeri të zellshëm që të njoftohem nga afër me të dhe brengat e tij.
Z. Berisha, që kishte kryer fakultetin e Gastronomisë dhe një kohë kishte punuar në hoteleri, i është kthyer fshatit dhe fermës së tij, e cila për momentin është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse kishte përfituar nga taksa 100%, pas rritjes së çmimit të grumbullimit të qumështit nga 22 centë në 36 centë, shumica e 74 krerëve lopë që i kishte, ishin jashtë stallës modeste në oborr të shtëpisë familjare.
Në vazhdim, do të angazhohem që t’i ndihmojmë me Ministrinë e Bujqësisë që ta ndërtojë një stallë më të madhe për dimrin që po vjen dhe ta zhvillojë biznesin e tij me të cilin e mban familjen.
Dua ta falënderoj familjen Berisha me kryefamiljarin z.Zymerin dhe djemtë Valonin e Valdetin për mikpritjen e ngrohtë shqiptare gjatë vizitës në familjen e tyre.
Publiée par Erolld Belegu sur Vendredi 13 septembre 2019