Bekteshi: Të gjitha mundësitë janë të hapura në kontestin me Helenik Petroleum

Shkup, 18 korrikNë Qeveri do të bisedojmë për padinë nga Helenik Petroleum, do të zgjedhim Zyrë të Avokatisë e cila do të na prezantojë dhe nuk do të qëndrojmë me duar kryq, por do t’i shfrytëzojmë të gjitha argumentet që do të jenë në dobi të shtetit që ta firojnë arbitrazhin, por njëkohësisht do të tentojmë të negociojmë që të gjejmë interes të përbashkët për shtetin, qytetarët dhe kompaninë, porositi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Tashmë është formuar ekip për negociata me Helenik Petroleum, por nuk do të doja të hyj në hollësi duke e pasur parasysh se kanë paralajmëruar padi. Duhet të merret parasysh para se të skadojë marrëveshja  e formuam ekipin për negociata. Flasim për marrëveshje e cila është nënshkruar në vitin 1999 dhe për momentin nuk ka tjetër marrëveshje për bashkëpunim. Megjithatë, me kohë do ta informojnë opinionin për të gjitha rastet”, deklaroi Bekteshi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve  në ZZHTI Shkup 1.

Si shtet, shtoi, ne kemi argumentet tona, por ka edhe kompania për këtë shkak nuk dua të hyj në hollësi.

“Argumentet tona do t’i prezantojmë nëse fillon seancë gjyqësore. Deri më tani kemi pasur disa takime me kompaninë. Në përgjithësi negociatat i zhvillojmë unë dhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev, por janë të përfshirë edhe ekspertë. Do ta vazhdojmë procedurën për negociim dhe me kohë do të njoftojmë për gjithçka”, tha Bekteshi.

I pyetur nëse në negociatat është përmendur naftësjellësi, saktësoi se Helenik Petroleum tashmë disa herë e ka ngritur këtë çështje dhe shtoi se nuk dëshiron të bëjë të ditur hollësi.

“Gjithçka është transparente, të gjitha mundësitë janë të hapura, duke pasur parasysh se negociojmë.  Marrëveshja paraprake ka skaduar, nuk është në fuqi që do të thotë  se nga fillimi duhet të fillojmë me negociatat. I marrim parasysh të gjitha ngjarjet e fundit që do të dilnin nga një marrëveshje e mundur me Helenik Petroleum dhe me analizë konkrete do të dalim në momentin kur ne do t’i propozojmë Qeverisë  në çfarë mënyre ta lidhë marrëveshjen e re me Helenik Petroleum”, potencoi Bekteshi.

Helenik Petroleum ka ngritur padi  deri te Gjykata e Arbitrazhit në Paris me të cilën kërkon dëmshpërblim  prej 31 milionë euro nga shteti për moszbatimin e Marrëveshjes për shit-blerje të OKTA-s sipas së cilës vendi ishte i obliguar në vit të blejë nga 500.000 tonë mazut nga kompania greke. Sipas kompanisë, marrëveshja nuk është respektuar në dhjetë vitet e fundit të marrëveshjes.

Vendi tashmë një herë i ka paguar dëmshpërblim kompanisë greke prej më shumë se 40 milionë euro për zbatim jo të plotë të dispozitave të Marrëveshjes për shit-blerje të OKTA-s.