Shkup, 11 shkurt – Përmes bisedave me të gjitha palët e prekura do të mundohemi të gjejmë zgjidhje adekuate për Ligjin për tregti në tregjet e gjelbra, porositi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Si ministër i Ekonomisë kompetent për Ligjin për tregti në tregjet e gjelbra konsideroj se duhet të ketë ligj, por nuk do të jetë si ai aktual. Dispozitat e ligjit në mënyrë të hapur do t’i dakordojmë me të gjitha palët e prekura dhe do të sjellim vendim, duke e marrë parasysh se kemi mjaft kohë sepse ligji është anuluar për vitin e ardhshëm”, deklaroi Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim me homologun kosovar Valdrin Luka.
Ai theksoi se javën e kaluar së bashku me kryeministrin Zoran Zaev kanë pasur takim me tregtarët e Bit Pazarit dhe Tregut të Gjelbër në të cilin janë dakorduar edhe ata t’i përfshijnë në grupin e punës për ligjin e ri.