Shkup, 21 gusht – Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëron rritje të konsiderueshme të pagës minimale si dhe paga më të larta për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Këtë informacion ministri Bekteshi e ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij në fejsbuk duke bërë të ditur se gradualisht po realizojnë përcaktimet e tyre programore për standard më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët e vendit.