Bekteshi: Nuk është puna ime të propozojë kush do të ndërrohet me rikonstruimin

Shkup, 19 maj – Nuk është puna ime të bëjë analiza dhe t’i propozojë kryeministrit kush do të ndërrohet e kush jo, thotë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i pyetur nëse pret të përfshihet me rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë nga a e kryeministrit Zoran Zaev.

Ai në konferencën e sotme për media lidhur me thirrjet e publikuara nga Programi për promovimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëri, i pyetur për koment, tha se nuk mbajnë vlerësimet për dështimin në resorët ekonomik duke pasur parasysh numrat dhe raportet e publikuara nga Enti për Statistikë.

“Ne si Ministri nuk jemi kompetente për politikën që zbatohet në industri, turizëm, tregti. Nëse i merrni numrat ne tashmë një vit e gjysmë kemi rritje të madhe, ndërsa në disa fusha madje edhe rritje dyshifrore”, thotë Bekteshi në pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani se me rikonstruimin e Qeverisë do të përforcohen sektorët ekonomik dhe kritikat e ministrit Damjan Mançevski se kanë dështuar ministritë ekonomike. (koha.mk)