Shkup, 15 janar – Një ekonomi e vogël si Republika e Maqedonisë nuk mund të mbajë zgjedhje çdo vit, por ai është vendim politik, porositi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njofton Koha.
“Dispozitat tona ligjore tregojnë se disa projekte gjatë fushatës, por edhe nga dita kur shpallen zgjedhjet nuk mund të zbatohen. Duke e marrë parasysh se në vitin 2018 kemi pasur referendum, në vitin 2017 zgjedhje lokale tani i përgatitëm të gjitha projektet që të mund të realizohen me dinamikën e parashikuar dhe ato nuk duhet të qëndrojnë”, tha Bekteshi në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Ekonomisë.
Ai theksoi se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme është vendim politik dhe shtoi se janë të gatshëm përderisa partnerët e koalicionit vendosin të zbatohen zgjedhje.
Vendosja e taksës për prodhimet serbe në Kosovë vlerësoi se do të thotë përfitim afatshkurtër për ekonomistët e Maqedonisë.
“Nga taksa që është vendosur nga Kosova për Serbinë në plan afatshkurtër do të përfitojnë ekonomistët tanë, por ne nuk referohemi në atë. Si institucione dhe qeveri krijojmë masa të reja që tërësisht harmonizohen me nevojat dhe kërkesat e bashkësisë së biznesit në Republikën e Maqedonisë dhe duam në plan afatgjatë t’i zhvillojmë kompanitë tona që të jenë më konkurrente jo vetëm në tregjet rajonale por edhe në ato evropiane dhe globale”, potencon Bekteshi. (Koha.mk)