Kërçovë, 8 janar – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të ELEM-it Fatmir Limani vizituan KXE Oslomej, si dhe vendndodhjen e planifikuar për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik Oslomej, për ndërtimin e së cilës më 4 janar u nënshkrua marrëveshja midis EBRD dhe ELEM.Vendndodhja për rrjetin fotovoltaik prej 10 megavatësh shtrihet në 15 hektarë tokë nga ish depozitat e qymyrit, të cilat në një vit duhet të rekultivohen me central të ri, informon gazeta Koha.
Sipas marrëveshjes, investimi arrin në shtatë milionë euro dhe prodhimi i përgjithshëm vjetor nga ky termocentral i ri fotovoltaik është rreth 15 gigaëat orë, mjaftueshëm për të mbuluar nevojat vjetore të rreth 2000 familjeve.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u takua me strukturat drejtuese, vizitoi fabrikën për prodhim, si dhe vendin ku është planifikuar të fillojë ndërtimi i centralit të ri fotovoltaik.
“Unë jam i kënaqur që ish-depozitat e qymyrit në KXE Oslomej në rreth një vit duhet të mbulohen me një rrjet fotovoltaik prej 10 megavatësh. Por ne nuk do të ndalemi këtu, pasi që ne si qeveri po përpiqemi të kemi sa më shumë prodhim të brendshëm të energjisë, “tha Bekteshi pas vizitës.
Ministri Bekteshi po ashtu theksoi se në vitin e fundit ka pasur rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike. (Koha.mk)