Ligji për tregti të tregjeve të gjelbra do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2019, por është e mundur të sillen ndryshime në një kohë shumë të shkurtër nëse konstatohen çfarëdo qoftë mospërputhje apo nëse konfirmohen indikacionet e tregtarëve të cilët kërkojnë shtyrjen e tij, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ai paralajmëroi se këtë javë do të ketë takim me Odën e Tregtarëve që të bisedojë rreth vërejtjeve dhe propozimeve të tyre që i ka marrë madje dje. Ndryshime të Ligjit janë të mundshme, por është shumë e shkurt koha deri më një janar. Vetëm dy javë, konsideron ministri, nuk janë të mjaftueshme për çfarëdo qoftë intervenimi.
“Nuk besoj se ndryshime do të mund të ketë këto dy javë sepse propozimet do të mund të dorëzohen deri te Kuvendi, ndërsa duke pasur parasysh agjendën e tij, nuk besoj se deri në fund të dhjetorit do të mund ndonjë ligj tjetër të kalojë, veçanërisht jo ndonjë që nuk është në procedurë. Por, duhet duhet të jetë e qartë se Ligji është miratuar në fillim të këtij viti, në nismë të grupit të deputetëve, ndërsa Ministria e Ekonomisë ishte e obliguar t’i miratojë aktet nënligjore. Oda, ndërkaq, e tregtarëve e cila doli me kërkesa të reja është themeluar nga fundi i prillit të vitit 2018. Por, ne i morën propozimet e tyre edhe gjatë kësaj jave do të ulemi, do të bisedojmë detajisht, do t’i analizojmë dhe pse jo, në një kohë të shkurtër mund të bëjmë ndryshime dhe plotësime të Ligjit. Ndërkaq, duhet të kihet parasysh se duhet të presim dhe të shohim si do të zbatohet Ligji i ri. Për momentin kur do të konstatojmë bashkërisht me odat se ka mungesa, gjithsesi do të bëjmë ndryshime dhe plotësime”, sqaroi Bekteshi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ndarjes së mirënjohjeve “Sipërmarrës i Vitit”.
Sipas tij, nëse vërehen çfarëdo mungesash të Ligjit veçanërisht pas implementimit të tij në vitin 2019, ndryshime gjithsesi do të propozohen.
Oda e Tregtarëve të Tregjeve të Gjelbra kërkoi shtyrjen e zbatimit të Ligjit për shkak, siç tha, miratimi jo në kohë i akteve nënligjore dhe mospasje të kushteve të definuara për atë si do të duket licenca për kryerjen e veprimtarisë.