Shkup, 2 prill – Republika e Maqedonisë së Veriut paraqet mundësi të shkëlqyer për biznesmenët çekë, të cilët me investim në vend do ta zgjidhin problemin e mungesës së fuqisë punëtore, theksoi sot zëvendësministri çek i Industrisë dhe Tregtisë Eduard Murickij, duke theksuar se Republika e Çekisë ka shkallë më të ulët të papunësisë në Bashkimin Evropian, përcjellë gazeta KOHA.
Në takimet B2B që u mbajt në kuadër të biznes forumit maqedonas-çek në Shkup, Murickij potencoi se Çekia do t’i japë mbështetje Maqedonisë së Veriut në periudhën e aderimit.
“Afrimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së do të sjellë kërkesa të reja për financim në bujqësi, mjedis jetësor, përpunim të ushqimit, paketimit të tij… Bashkëpunimi i kompanive çeke do ju ndihmojë të hyni në tregun e BE-së. Interesi jonë janë projektet energjetike, desulfurizimi i termocentareleve, rrjetit hekurudhor, rrugët, por edhe modernizimi i shëndetësisë dhe bashkëpunimit turistik”, theksoi zëvendësministri çek.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi se Qeveria në periudhën e kaluar ka realizuar një varg reformash dhe ka nxitur projekte të reja për bashkëpunim rajonal, me qëllim si vend, por edhe si rajon, të jemi të gatshëm për hyrje në tregun e vetëm evropian.
“Për biznes sektorin veçanërisht është interesant Plani i rritjes ekonomike dhe Ligji për nxitjen e investimeve, me të cilat për të parën herë mundësuam një trajtim të barabartë për të gjithë investitorët – vendas dhe të huaj. Me atë ofruam masa që kanë për qëllim ta nxisin rritjen dhe konkurrencën e ekonomisë, përmes rritjes së investimeve të reja, punësimeve të reja, mbështetjes së eksportit dhe nxitjen e rritjes dhe inovacionit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, theksoi Bekteshi.
Ai theks të veçantë vuri në reformat e sektorit të energjetikës me të cilat përparësia është në anën e burimeve rindërtuese të energjisë dhe prej ku së shpejti do të krijohen kushte për investimin e centraleve fotovaltike, si dhe ligji i ri për lëndët e para minerale, ku përvojat çeke në projektet nga mjedisi jetësor mund të mos jenë në dobi të madhe dhe i ftoi investitorët çekë një pjesë nga prodhimtaria e saj të zhvendoset në Maqedoninë miqësore të Veriut. (koha.mk)