Shkup, 21 qershor – Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi morri pjesë në promovimin e laboratorisë mobile, e pajisur me standardet më të larta dhe me instrumentet më të sofistikuara që do të masin nëntë karakteristikat e karburanteve të naftës dhe do të mundësojë inspektimin në vend të cilësisë së karburanteve dhe nëse ato do të jenë në përputhje me standardet e përshkruara evropiane.
Ministri Bekteshi me këtë rast tha se “Nga ky laborator mobil, i cili disponon me paisje matëse të sofistikuara , presim: testim të shpejtë, të thjeshtë dhe efikas të cilësisë së karburantit në çdo stacion gazi, në secilin prej rezervoarëve të tyre dhe në çdo terminal doganor; rritjen e cilësisë së karburanteve për transport dhe reduktimin ose eliminimin e mundësisë së manipulimit të këtyre lëndëve djegëse, duke bërë një hap të madh para drejt mbrojtjes së konsumatorit; duke përmbushur vlerat e vendosura për cilësinë e benzinës dhe naftës dhe monitorimin e rregullt të cilësisë në “vendin e ngjarjes” do të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit, që ne si Qeveri i kemi dhënë prioritet” duke shtuar se “Ky lloj i projekteve kapitale kontribuon edhe në hapërimin tonë drejt BE-së, sepse duke miratuar dhe harmonizuar legjislacionin nacional me atë të BE, ne në baza ditore krijojmë kushte për krijimin e një tregu të vetëm, ku lëvizja e lirë e mallrave, tejkalimi i të gjitha barrierave teknike dhe tregtia e ndershme janë shtyllat kryesore, dhe e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa një sistem metrologjik të zhvilluar e cila në mënyrë direkte apo indirekte, ndikon në përmirësimin e konkurrencës, prodhimit, tregtisë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë” u shpreh Bekteshi.
Sipas Bekteshit cilësia e lëndëve djegëse të lëngshme tek ne është në përputhje me standardet më të fundit evropiane për cilësi të karburanteve (EN 228 për benzinë dhe EN 590 për naftë/dizel) dhe në përputhje me direktivat e BE-së të cilat rregullojnë cilësinë e karburanteve dhe janë pjesë e Rregullores për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngshme që në fakt ne në këtë drejtim mund edhe të lëvdërohemi.
Ministri Bekteshi tha se janë në fund të fazes përgatitore me aktet nënligjore që dalin nga Ligji për Energjetikë i cili përfshin rregulloren për cilësinë e lëndëve djegëse të lëngshme, rregulloren për kushtet e regjistrimit të sasive dhe kapacitetin e kërkuar të objekteve dhe rregulloren e cila përcakton nivelin dhe mënyrën e llogaritjes së rezervave operative. Draft-versioni i këtyre akteve nënligjore do të publikohet në web faqen e Ministrisë së ekonomisë deri në fund të muajit, pas së cilës do të organizohet edhe debat publik me palët e interesuara. Këto akte nënligjore gjithashtu do të rregullojnë tregun e derivateve të naftës sa i përket kritereve për objektet e magazinimit si dhe mënyrën dhe kontrollin e derivateve të naftës.
Puna e laboratorit të lëvizshëm do të menaxhohet nga Byroja e Metrologjisë.