Shkup, 8 nëntor – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me zëvendës kryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, ishin pjesë e Debatit Publik të organizuar me rastin e hartimit të akteve nënligjore si pjesë e ligjit që përcakton kornizën ligjore për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit energjetik në vend.
“Do të doja të theksoja se Ligji për Energjetikë përfshin kërkesat për një proces konkurrues të investitorëve të cilët do të përdorin masat mbështetëse, d.m.th. Primet, si dhe integrimin e kësaj energjie në tregun e energjisë elektrike. Mjetet për pagesën e primeve do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë çdo vit, të cilat Ministria e Ekonomisë do t’i parashehë në programin e saj vjetor në Qeveri. Ministria e Ekonomisë gjithashtu do të zhvillojë procedurën e tenderimit në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin “, nënvizoi Bekteshi.
Ministri Bekteshi me këtë rast tha se angazhimi i qeverisë është që të promovojë përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mundësinë e përfshirjes më të madhe të amvisërive në përdorimin e këtyre burimeve dhe duke u bazuar në analizën e kërkesave teknike dhe teknologjike, përmes këtij dëgjimi publik kemi ofruar një zgjidhje që amvisëritë – konsumatorët të mund të gjenerojnë energji elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë për konsumin e tyre dhe tepricën tua shesin rrjeteve shpërndarëse të energjisë elektrike.
Zëvendëskryeministri Angjushev tha në fillim të seancës se “Ligji i ri për Energjetikë nuk kufizon më procesin e investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë si më parë. Tani mundësohet të investohet në kapacitete prej 200 megavat orë energji të instaluar dhe shteti do të sigurojë tokë ndërtimi që do të rregullohet sipas kërkesave të nevojshme ku do të mund të instalohen centrale fotovoltaike me fuqi të ndryshme. Në lidhje me përdorimin e mbështetjes shtetërore, është prezantuar një tarifë premium. Ajo to t’u jepet investitorëve të cilët do të kërkojnë subvencione më të vogla – shtoi zëvendëskryeministri Angjushev.
Rregullorja për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe dekreti për masat për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë rregullojnë mënyrën në të cilën do jepen licencat, koncesionet, për prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë.