Bekteshi: Mbështetja e ekonomisë nga seti i katërt do të arrijë në kohë

59

Shkup, 21 tetor – Masat  e setit të katërt qeveritar  tashmë po realizohen, ndërsa për një pjesë pritet të miratohet ribalanci dhe të zbatohen  thirrjet publike për realizimin e masave. Vendimi ligjor tashmë është përgatitur,  konsultimet përfundojnë me palët e  interesit dhe do të dërgohet më së voni pasnesër në Kuvend,  ndërsa  janë përgatitur edhe rregulloret për realizimin e masave që janë përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe presin shpallje sapo të krijojnë kushte ligjore, gjegjësisht sapo të kalojë ribalanci i Buxhetit në Kuvend.

Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencën për shtyp duke pritur  sjellje  në kohë të ribalancit  dhe realizimit të masave me ç’rast u bëri thirrje partive politike të mos bëjnë politikë ditore nga kjo dhe të kontribuojnë  drejt asaj mbështetje që bëhet  me setin e katërt të masave ekonomike të arrijë deri te qytetarët, bizneset, deri te ruajtja e vendeve të punës.

“U bëj thirrje të gjitha partive politike me masa  të cilat janë kahëzuar drejt mbështetjes së qytetarëve, të biznesit, në ruajtjen e vendeve të punës nuk duhet të bëhet politikë ditore. Të gjithë duhet të kontribuojmë  drejt përmirësimit të atyre masave dhe t’u dalim në ndihmë. Jam i bindur se në kohë do të dalim me realizim, ndërsa tashmë  një pjesë e masave zbatohen si Fundjavë pa TVSH dhe linja kredituese pa interes Kovid 1.

Ai është i bindur se në kohë do të bëhet edhe pagesa e pagës së të punësuarve në subjektet e goditura për tetorin, siç është dakorduar me odat.

“Këto ditë do ta dërgojmë vendimin ligjor në Kuvend dhe presim në fillim të nëntorit të miratohet dhe menjëherë ta realizojmë përmes DAP-it. Siç ishte edhe fillimisht do të kenë rast kompanitë të marrin  mbështetje nga shteti, ndërsa gjatë kësaj jave  vendimi ligjor do të dorëzohet  deri në Kuvend. Për masat tjera e presim  miratimin e ribalancit të shpallet në Gazetën zyrtare dhe Ministrinë e Ekonomisë nesër do t’i publikojë të gjitha thirrjet  për të gjitha masat  që zbatohen  përmes resorit tonë. Të gjitha thirrjet publike janë përgatitur  dhe në ditën kur do të kemi  mundësi ligjore ne menjëherë do t’i publikojmë. Duke i marrë parasysh  pothuajse  masat e njëjta që i patëm dhe ato paraprake, shumica e masave do të shkojnë edhe onlajn, dhe të gjitha agjencitë turistike, udhëzuesit dhe sektoret tjera do të mund të aplikojnë onlajn”, theksoi Bekteshi dhe shtoi se  për agjencitë turistike dhe  hotelierët masat lehtë zbatohen  sepse ka regjistër  në Ministrinë e ekonomisë.

U bën thirrje të gjitha partive politike të kontribuojnë dhe në kohë të sillen të gjitha vendimet ligjore me çka do të kontribuojmë që mbështetja të arrijë deri te qytetarët dhe  biznesi.

Në lidhje me anulimin e liberalizimit të tregut postar, tha se fillon procedura për përgatitje të studimit fizibilit për Postë dhe prejse do të bëhet gati do të shqyrtohen  rezultatet dhe do të sillet vendim përkatës.

Ai shtoi se  për të gjitha shoqatat aksionare, ndërmarrjet publike të cilat punojnë me humbje duhet të gjejnë modele  të cilat janë bashkëkohore me qëllim që të përmirësohen shërbimet  dhe njëkohësisht të mos kenë impakt negativ mbi buxhetin.