Shkup, 15 korrik – Republika e Maqedonisë së Veriut është mbështetëse e madhe e sistemit multilateral tregtar të bazua në rregulla të cilat kontribuojnë për promovimin e tregtisë së hapur, rritjen globale ekonomike dhe qeverisjen e së drejtës së tregtisë me mallra dhe shërbime, në pajtim me obligimet e Organizatës Botërore Tregtare, porositi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Revizionin e dytë të politikës tregtare të vendit që sot mbahet në Gjenevë.
Ministri Bekteshi para delegacioneve të pranishme të vendeve anëtare e mbrojti progresin e shtetit në gjashtë vitet e kaluara pasi është bërë Rishkimi i parë i politikës tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke i prezentuar arritjet kryesore të vendit, ministri notoi se për respektimin e progresit i cili del prej Konferencës së njëmbëdhjetë ministrore të OBT, duke e njohur nevojën që të ruhet hapi me zhvillimin e ekonomisë globale, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut që është bashkësponsore e iniciativës do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e tregtisë elektronike dhe rregullimin vendor për shërbimet, përmirësimin e barazisë gjinore, si edhe Grupin joformal të punës për ndërmarrje mikro, të vogla të mesme.
Ai porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut si vend i vogël, ndërmori hapa të fuqishëm për përfshirjen e Marrëveshjes pluraterale për furnizime publike dhe i informoi diskutuesit e pranishëm se procesi për inkuadrimin e vendit në këtë marrëveshje tashmë ka filluar, në mënyrë intensive është duke u punuar në ofertën iniciale të shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa Qeveria është tërësisht e përkushtuar dhe i jep mbështetje ekipit të ekspertëve që me sukses t’i përfundojë negociatat.
“Qëllimi ynë i paracakohshëm është inkuadrimi ynë drejt Marrëveshjes Pluraterale për furnizime publike, pasi kemi aplikuar në mars të vitit 2017 dhe në shkurt të vitit 2018 dorëzuam ofertë fillestare për qasje në treg. Tani oferta është lëndë e diskutimit të takimeve të çdo komiteti që atëherë. E pranojmë detyrën që t’i përshpejtojmë negociatat tona që të inkuadrohemi në Marrëveshjen Pluraterale për furnizime publike dhe të jemi të gatshëm ta shtrojmë ofertën përfundimtare për qasje në treg sa më shpejtë që është e mundur, me qëllim që t’i mbyllim negociatat për inkuadrim deri në fund të vitit 2019”, theksoi Bekteshi.
Bekteshi e elaboroi politikën ekonomike të shtetit përmes dokumenteve të veta strukturore, para së gjithash Planin për reforma ekonomike 2019-2021 i cili është në pajtim me Programin e Qeverisë 2017-2020, ku theks i veçantë i është vënë reformave në treg për energji dhe transport, zhvillimin e sektorit bujqësor, sektorin industrial, sektorin e shërbimeve, rrethimin afarist dhe uljen e ekonomisë joformale, reformat lidhur me tregtinë, arsimin dhe tregun e punës, me qëllim që të përmirësohet gjendja ekonomike në Maqedoninë e Veriut.
Të gjitha këto politika, sqaroi ministri, kanë lidhje të fortë me Planin për rritje ekonomike të Qeverisë dhe i prezentoi tre shtyllat të cilat përmbajnë masa për rritjen e investimeve, konkurrencës dhe inovacionit përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të biznesit.
“Plani për rritje ekonomike përmban masa për rritjen e investimeve dhe konkurrencën e ekonomisë, të ndara në tre shtylla, të cilat u japin mundësi subjekteve juridike të shfrytëzojnë mbështetje të drejtpërdrejtë prej Qeverisë. Një shtyllë është implementuar nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, përmes së cilit zhvillohen katër lloje të instrumenteve për mbështetje bashkëfinancuese: grante për ndërmarrje të sapoformuara, grante dhe hua të kushtëzuara për komercializimin e inovacioneve, grante për zgjerimin e teknologjisë, për përmirësimin e proceseve inovative, teknologjive të avancuara, know-how dhe proceseve teknologjike, granteve për themelimin e akceleratorëve”, tha ministri i Ekonomisë.
Bekteshi theksoi se vendi është palë dakorduese e pesë marrëveshjeve për tregti të lirë. Ka dakorduar marrëveshje me vendet-anëtare të BE-së, vendet e EFTA-s, shtetet e CEFTA-s dhe dy marrëveshje bilaterale me Turqinë dhe Ukrainën, të cilat sigurojnë liberalizim shumë të lartë të tregtisë së mallrave, bashkëpunim rajonal dhe integrim më të thellë në proceset evropiane ekonomike dhe politike. Ai e vlerësoi edhe progresin e arritur në sektorin energjetik përmes Ligjit të ri për energjetikë, i cili në tërësi është i harmonizuar me legjislativën evropiane, si në transport, furnizime publike, bujqësi dhe sektore të tjera.
Para fillimit të prezentimit të Rishikimit të politikës tregtare, ministri Bekteshi realizoi takim me përfaqësuesin e përhershëm të Norvegjisë në OBSH dhe Asociacionin Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), ambasadorin Dagfin Sorli i cili është diskutues i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe iu falënderua për angazhimin personal dhe mbështetjen për shtetin në të gjithë procesin.
Bekteshi e informoi për reformat e fundit të cilat janë bërë në dy vitet e kaluara, para së gjithash në pjesën e energjetikës, si edhe mbështetjen e fuqishme që ia jep Qeveria kompanive vendore dhe të huaja për përmirësimin e kushteve për udhëheqjen e biznesit në vend.
Ministri theksoi se vendi hyri në fazë të transformimit të ekonomisë para së gjithash në pjesën e integrimit në ekonominë rajonale dhe botërore si rezultat i dakordimit të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë vitin e kaluar, me ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, që do të thoshte zgjidhje e kontestit dekadësh midis dy vendeve.
Si rezultat i kësaj, sipas Bekteshit, deri në fund të vitit pritet Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e pltofuqishme e NATO-s, ndërsa pritshmëritë e reformave të zbatuara janë se në tetor vendi do të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Bekteshi dhe Sorli u pajtuan se në gjashtë vitet e kaluara vendi ka realizuar progres në harmonizimin e rregullativës ligjore në pajtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).