Shkup, 23 gusht – Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në letër drejtuar kolegut kosovar, Endrit Shala theksoi se pret që gjatë këtyre ditëve të punës Kosova ta tërheqë Vendimin për ndalesë për eksport të patateve dhe mjaltit nga shteti, vendosur para një jave si përgjigje ndaj ndalesës sonë për import të ikrës dhe rasatit të peshkut nga ky shtet fqinj, ndërkaq për shkak të mungesës së monitorimit të gjendjes së tyre.
Në letër, që e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut, mund të lejojë import të rasatit të peshkut dhe ikrës, nëse autoritetet kosovare i japin të gjitha garancat e nevojshme dhe nëse grupet e punës konfirmojnë se janë vendosur programe për mbikëqyrje aktive dhe pasive siç duhet.
“Pas ndalesës së Republika e Maqedonisë së Veriut e imponoi ndaj të gjitha vendeve, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë monitoring për shkak të eksportit të kafshëve nga akuakultura, si masë e paraparë nga parimet e vendosura ndërkombëtare për parandalim të përhapjes së sëmundjeve të akuakulturës, Agjencia për veterinari dhe ushqim e Republikës së Kosovës duhet të sigurojë dëshmi për vendosjen e tyre. Njëherit të zbatojë program adekuat për mbikëqyrje aktive dhe pasive ndaj akuakulturës, si dhe se ata kryejnë analizë laboratorike për sëmundjet e kërkuara tek kafshët nga akuakultura”, thekson Bekteshi në letër, duke folur për gjendjet dhe marrëvehsjen pas takimit prej para tre ditëve në Prishtinë.
Në rast se organet kompetente të Republikës së Kosovës i sigurojnë të gjitha garancat e nevojshme, ndërsa rezltatet e grupit të punës konfirmojnë se janë vendosur programe për mbikëqyrje aktive dhe pasive të akuakulturës dhe po zbatohen në mënyrë adekuate, qëndron në letër, AUV e Maqedonisë së Veriut mund të lejojë eksport nga ndërmarrja gjegjëse për akuakulturë, e cila ka të drejtë të eksportojë kafshë nga akuakultura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Në bazë të kësaj marrëveshje, presim që gjatë këtyre ditëve të punës ta tërhiqni Vendimin për ndalesë të importit të patateve dhe mjaltit. Mbetem në dispozicion për çfarëdo informatash plotësuese që mund të jenë të dobishme në kahje të lehtësimit të marrëdhënieve tregtare mes dy shteteve”, thekson Bekteshi.
Në takimin në Prishtinë të martën Bekteshi paralajmëroi se sërish do të mundësohet importi i ikrës deh rasatit të peshqve nga Kosova atëherë kur do të parashtrohet dokumentacioni i plotë nga Kosova.
Sipas Bekteshit, Kosova i ka pranuar argumentet e shtetit dhe kur të konstatohet se institucionet kosovare punojnë në pajtim me programin për monitorim, ndalesat do të tërhiqen.
Të dhënat zyrtare tregojnë se eksporti i mjaltit në Kosovë në vitin 2018 është në vlerë prej 464.199 dollarë, përderisa në pesë muajt e parë të këtij viti është në vlerë prej 212.227 dollarë. Nga vendi në Ksoovë brenda vitit eksportohen prej 40 deri 1.000 tonë patate.