Shkup, 2 nëntor – Hyrja e Maqedonisë në NATO do të jetë impuls i fuqishëm për biznesin, që shton pritjet për një bashkëpunim më të pasur dhe më të realtë, si dhe zgjeron ciklin e investimeve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë, konkludoi në takimin e sotëm ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçël Gelouej.
Bekteshi dhe Gallouej hodhën pikëvështrimet e tyre edhe për periudhën e ardhshme të negociatave mes Maqedonisë dhe KE në kapituj të veçantë, sidomos ato ku bartëse është Ministria e Ekonomisë, gjatë së cilës u shpreh mbështetje e fuqishme nga Mbretëria e Bashkuar për zbatimin me sukses të detyrimeve që dalin nga ana e Republikës së Maqedonisë e cila do të hapë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të shtetit dhe për mundësinë e shfrytëzimit të përvojave të ekspertëve, njoftoi Ministria e Ekonomisë.
Duke i dëshiruar punë të suksesshme në Maqedoni, ministri Bekteshi vuri theks në bashkëpunimin ekonomik dhe rritjen e vazhdueshme tregtare dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe.
“Në fakt, nëse vitin e kaluar është realizuar rritje prej 9.1 përqind ku eksporti është rritur me 31.6 për qind dhe importi me 7.3 për qind rritja është edhe më e rëndësishme në periudhën janar-gusht të këtij viti e cila arrin në 19.3 për qind në pjesë e shkëmbimit tregtar dypalësh, ku eksporti u rrit me 71.9 për qind dhe importi me 14.2 për qind. Ministri Bekteshi shprehu kënaqësi për aktivitetet investuese nga Britania e Madhe në Republikën e Maqedonisë, me shpresën se në periudhën e ardhshme ato do të intensifikohen më shumë”, citohet në njoftim.
Ministri Bekteshi me këtë rast ka informuar ambasadoren për progresin e arritur në sektorin energjetik , në bazë të ligjit dhe Strategjisë energjetike, me ç’rast në rrjedhë e sipër janë përpunimi i akteve që dalin nga ligji, duke hapur rrugën për projekte të reja investuese në energjinë e rinovueshme, sidomos në pjesën me fotovoltaikët.
Një nga temat në takim ishte edhe shkëmbimi i përvojave mbi reformat në arsim, veçanërisht për nevojën e një lidhshmërie më të madhe të universitete,veçanërisht kolegjeve teknike me biznesin, si dhe përkrahjen për trajnimet e drejtpërdrejta për studentët në kompani.