Bekteshi: Gazpërçuesi Shkup-Tetovë-Gostivar një nga projektet më të mira të realizuara

Shkup, 12 qershor – Seksioni i gazpërçuesit Shkup-Tetovë-Gostivar është një nga projektet më të mira të realizuara këtë vit me mbi 40 për qind. Sa i përket gazpëçuesit tashmë kemi formuar Komision, në kuadër të Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, që do të fillojë të zbatojë edhe partneritete private publike në lidhje me rrjetet shpërndarëse, informon ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Besoj se  Resurset Energjetike të Maqedonisë së Veriut (REMV) në afatet e parapara do ta përfundojnë rrjetin primar, ndërsa në ndërkohë ne gjithsesi duhet të gjejmë investitorë, por edhe të gjitha komunat që do të jenë të gatshme në bazë të Ligjit të ri për energjetikë kanë të drejtë që të krijojnë ndërmarrje të tyre publike edhe atë në mënyrë të pavarur do të vendosin se a dëshirojnë që shteti të gjejë për ta investitorë ose ata përmes ndërmarrjeve të tyre publike do të fillojnë t’i ndërtojnë rrjetet shpërndarëse me qëllim që në afat sa më të shkurtër kohor, qytetarët tanë, amvisëritë tona të kenë mundësi që të furnizohen me gaz”, thotë Bekteshi.

Për projektin shton se është një nga realizimet më të mira që ka të bëjë me investimet kapitale, ndërsa kjo, siç tha, e verifikojnë edhe raportet të cilat dalin nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

“Kjo hap dyer që ne të fillojmë të realizojmë edhe rrjete shpërndarëse në kryeqytet ku kalon rrjeti primar, sepse nuk do të ketë kuptim që të ndërtojmë rrjete primare pa i përfshirë direkt edhe qytetet.

Në lidhje me investimet kapitale, ai nënvizoi se Ministria e Ekonomisë është kryesisht krijuese e politikave, gjegjësisht nuk i realizon investimet kapitale. Shtoi se Ministria e Ekonomisë në pesë/gjashtë vitet e fundit nuk kishte mbi 200.000 euro investime kapitale.

“Si ministër jam edhe në ekipin për realizimin e investimet kapitale. Së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve  i ndjekim të gjitha institucionet e tjera të cilat kanë për realizim investimet kapitale që realizohen janë në buxhetin e Qeverisë, domethënë në ndërmarrjet publike, në shoqëritë aksionare janë jashtë buxhetit. Sa i përket gazpërçuesit dhe hekurudhës përmes Bullgarisë kjo është në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Me Ligjin e ri tashmë nga ky vit REMV do të jetë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe atëherë direkt do të jemi përgjegjës se a realizohen në afatet e parapara ose jo duke pasur parasysh se tashmë  BERM do të jenë direkt nën ekonomi, e jo nën Qeveri”, tha Bekteshi.