Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ai i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki, sot do të zhvillojnë vizitë pune në komunën e Likovës. Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, ministrat Bekteshi dhe Duraki do të takohen me kryetarin e komunës Erkan Arifi, ndërsa pas takimit do të zhvillojnë vizita tek biznese që operojnë në këtë komunë.