Shkup, 18 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) si parti e hapur gjithmonë është e gatshme të bisedojë për gjetjen e zgjidhjes që do të jetë më e mirë për të gjithë qytetarët dhe për shtetin, njofton Koha.mk
Këtë e porositi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në përgjigjen e pyetjes nëse ka kuptim nesër të mbahet takimi i paralajmëruar i liderëve pa praninë e liderit të opozitës dhe theksoi se ditëve të fundit ka qenë në takime me OTB për shkak se plotësisht nuk është informuar për ngjarjet e fundit në vend.
Lidhur me shkarkimet e djeshme në eshalonin e tretë të pushtetit, Bekteshi potencoi se BDI-ja pothuajse i ka përmbushur të gjitha premtimet në programin me të cilin i kanë fituar zgjedhjet në vitin 2016.
“Jemi të lumtur që tashmë janë lidhur marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë të cilët e hapin rrugën e integrimit të shtetit tonë dhe momentalisht jemi të fokusuar në zhvillimin ekonomik me qëllim që të krijojmë standard më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët dhe të hapim vende të reja pune. Kemi bërë analiza të brendshme për të gjitha agjencitë, drejtoritë dhe ministritë dhe nuk do të thotë se BDI-ja nuk do t’u ofrojë vend të ri atyre që janë shkarkuar dje. Ata, megjithatë, që nuk do të jenë pjesë e pushtetit do ta japin kontributin e tyre brenda në parti, duke pasur parasysh se momentalisht punojmë për kongresin e ri partiak me qëllim që ta përmirësojmë funksionimin e partisë”, deklaroi Bekteshi në ZZHTI Shkup 1 ku ishte shënuar fillimi i ndërtimit të fabrikës “Ballkanlar plastik”. (koha.mk)