Përshkrimi i karrierës së tij nuk është i vështirë pasi ka shumë hite, një vokal të mrekullueshëm dhe në plan të realizojë edhe shumë këngë të reja. Bekim Zogaj jeton në Vjenë por trojet shqiptare i ka pikë të dobët. Ai vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon për projektet e tij dhe karrierën si këngëtarë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Je rikthyer me një projekt të ri, na fol për bashkëpunëtorët dhe finalizimin e tij?
Po projekti i radhës ishte në trio me kolegen e nderuar Lorin dhe kolegun e nderuar Astrit Mulaj me një potpuri ku projektin e ka realizu Drinor Zymberi dhe jam shumë i lumtur nga puna e tij si orkestrues, është pëlqyer shumë nga publiku.
KOHA: Sa i kënaqur je nga ky projekt?
Nga ky projekt jam mjaft i kënaqur sepse ka një gërshetim mes këngëve dhe përzgjedhjeve të tyre dhe gjithashtu kolegët që këndojnë në mënyrën e tyre shumë unike dhe të bukur.
KOHA: A ju ka munguar publiku pasi atij i keni munguar shumë, sepse projekti është pritur mjaft mirë?
Po publiku gjithmonë pret nga ne që të japim ndonjë gjë më unike për ta sidomos në ditët e sotme ku gjendemi në një konkurrencë të pa konkurrencë mundem me thënë lirisht sepse mendoj që këngëtarët e ri duhet më shumë prodhime të reja dhe me vlerë se sa vetëm përpunime të vjetra, unë dhe gjithë adhuruesit e muzikës popullore janë shumë të kënaqur i falënderoj shumë.
KOHA: Me çfarë është marrë gjithë kësaj kohe jashtë muzikës?
Gjatë gjithë kohës asgjë tjetër përpos muzikës dhe do të mundohem që edhe qelizat e fundit të trupit t’i jap për muzikën e bukur që kemi ne si popull.
KOHA: Jeton në Austri, por nuk harron të vizitosh gjithë trevat shqiptare? Për çfarë ke mall më shumë kur viziton vendet ku flitet shqip?
Jetoj në qytetin e Vjenës por në trojet shqiptare jam shumë shpesh sepse më lidh puna, vullneti më i madh dhe dashuria më e madhe për vendin tim është pika më e dobët, rinia shqiptare.
KOHA: Ju muzikën e keni pasion apo jetoni në sajë të muzikës?
Muzikën e kam profesion e pasion, me një fjalë gjithçka.
KOHA: Keni ndonjë surprizë me ndonjë këngë solo?
Surpriza nuk kam diçka speciale, por vetëm punë dhe shumë përkushtim për këngët që do të vijnë në vazhdim.
KOHA: A keni vendosur të bëni edhe ndonjë album me përmbledhjen e gjithë hiteve?
Sa i përket albumit e kam një ëndërr shumë të gjatë, shpresoj ta realizoj me grupin Corona.
KOHA: A mendoni se kënga vlerësohet nga numri i klikimeve që merr?
Kënga vlerësohet në bazë të masës së njerëzve se nëse e sheh që ato vende ku ti performon live dhe njerëzit t’i njohin këngët atëherë është në rregull, kemi këngë me 10 milion klikime por se njeh njeri.
KOHA: Ke pasur udhëtime të shumta sa kemi pasur mundësi të ju ndjekim, kanë qenë udhëtime pune apo private?
Udhëtimet janë pasion shumë i madh për mua dhe asgjë më shumë.
KOHA: Sa i përmbushur jeni në jetën private, për gjithë ata që nuk e dinë a mund të mësojmë si është statusi juaj?
Në jetë besoj me rëndësi të kemi shëndetin dhe familjen me krejt në rregull, kjo është pika më e rëndësishme për mua.
KOHA: Cilat janë planet e afërta?
Pa plane të mëdha, por vetëm kokën poshtë dhe punën sa më lartë sepse puna është ajo që s’ka vend për fjalë por tregon gjithçka me rezultat.