Ka nisur në muzikë me një zhanër shumë interesant, një këngëtar vërtetë atraktiv që ka lënë gjurmë edhe sot kur kujtohet. Idhull e kishte Michael Jackson, një nga legjendat e pop muzikës botërore e që sot vazhdon përsëri të merret me muzikë. Vokali i tij atraktiv ka bërë që të jetë një nga emrat më të kërkuar të ahengjeve familjare, e që këtë e tregon edhe në bisedën e realizuar për InfraRed të gazetës KOHA
KOHA: Për këngëtarët e muzikës live nuk ka as pushim e as sezon, si ka qenë kjo periudhë për Bekimin? A je lodhur nga ky profesion?
Nuk ka punë pa lodhje, por gjithmonë i jam lutur Zotit të më mundësohet të punoj në një punë që e dua dhe të më duan njerëzit për punën që bëj, kështu që jo nuk jam lodhur.
KOHA: Cila është kënaqësia që merr nga publiku?
Publikut gjithmonë mundohem t’i jap më të mirën që mund të nxjerr nga vetja, janë këngët dhe performancat e mia live.
KOHA: Krahas muzikës me profesion je edhe jurist, por që nuk e ke ushtruar deri më tani, në të ardhmen në cilin profesion do të shohim?
Nuk kam menduar për këtë pasi kryesisht jam i përqendruar në sferën e muzikës.
KOHA: U bënë shumë vite në skenë, nuk je ndalur edhe me publikimin e projekteve, për fundvit ke realizuar ndonjë befasi?
Po, do të ketë befasi dy projekte që besoj këto javë do të bëhen gati për festat e fundvitit.
KOHA: Cili është synimi juaj në karrierë, a e keni arritur kulmin?
Ajo që ne i themi kulmi asnjëherë nuk ka fund, por them që gjithmonë duhet shumë-shumë punë.
KOHA: A do i ktheheshe edhe njëherë fillimit të karrierës në hapat e legjendës së muzikës botërore?
Legjenda mbetet legjendë dhe ato fillimet dhe hapat e mia që unë jam bazuar në to do të mbetet libër në vete. (B.R)