Është një tjetër emër mjaft i njohur në tregun muzikor shqiptar. Ai ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël dhe kur ishte vetëm 6 vjeç, arriti të improvizonte furkën në një cifteli. Nuk është ndalur së kënduari, duke marrë pjesë nëpër evente të ndryshmme, nëpër shkolla, ansamble etj. Ka frekuentuar gjithashtu shumë dasma familjare në Zvicër. Bekim Ibrahimi numëron në total 20 vite karrierë dhe derimë tani numëron 33 këngë, vjen në një bisedë për gazetën KOHA ku tregon të pathëna mbi karierën e tij
Bisedoi Blerand REXHEPI
KOHA: Si është një ditë e zakonshme për ju?
IBRAHIMI: Dita fillon nga ora 06-07 në mëngjes shkoj në zyrë në punën time pra në biznesin tim të muzikës për instrumente proffesionale Swiss Musik, në drekë jam në shtëpi, mbas dreke prap në punë deri në mbrëmje, nga ora 19-20 jam në shtëpi, nga ora 20 dal bëj ecje në park çdo mbrëmje 8-12 km, dhe mbas ecjes shkoj në palester.
KOHA: Pushime verore apo dimërore, det apo mal?
IBRAHIMI: Kur kam kohë bëj pushime edhe verore edhe dimërore, notin edhe skijimin e bëj me dëshirë.
KOHA: Këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?
IBRAHIMI: Ehhh ka shumë këshilla por një po e veçoj edhe pas çdo arritje njeriu duhet të qëndroj me dy këmbët në tokë.
KOHA: Cilat janë cilësitë më të mira për të qenë i suksesshëm?
IBRAHIMI: Vendosshmëria për arritjen e qëllimit.
KOHA: Rryma muzikore e preferuar?
IBRAHIMI: Popullorja, artistikja dhe muzika e lehtë, baladat.
KOHA: Kënga më e dashur e repertorit tuaj?
IBRAHIMI: Të gjitha këngët e mia i bëj me dashuri, e veçoj këngën Jam shqiptar hej jam shqiptar.
KOHA: Kush është personi me kritik ndaj jush?
IBRAHIMI: Unë.
KOHA: Cila është gjëja që pëlqeni/nuk pëlqeni në punën tuaj si artist?
IBRAHIMI: Korrekt dhe jo korrekt.
KOHA: Momenti më i këndshëm që keni përjetuar gjatë karierës?
IBRAHIMI: Ehh kam shumë momente me qindra e me mijëra por po e veçoj një kur në një lokal isha duke kënduar këtu në Zvicerr vjen një e huaj me dhuron pllaka të arrit nga 20 gram 2 copa më thotë më duket zëri yt sikur arri për atë po të dhuroj këto pllaka të arrit 24 karatshe.
KOHA: Sporti i preferuar?
IBRAHIMI: Ecje, vrapim, fitnes, not skijim etj.
KOHA: Gënjeshtra e fundit që keni thënë?
IBRAHIMI: Nuk ekziston tek unë.
KOHA: Inspirimi dhe influenca më e madhe e juaja?
IBRAHIMI: Për këngë inspirohena nga reagimet e fansave dhe publikut të gjerë.
KOHA: Nëse do të ishe për një javë në një moshe të caktuar, cilën do të zgjidhje?
IBRAHIMI: Jetoj të tanishmen nuk merrem me utopi.
KOHA: Ku do t’i kaloni pushimet?
IBRAHIMI: Për momentin në punë dhe angazhime, nuk kam kohë për pushime.