Kjo është hera e dytë që aktori i famshëm bëhet pjesë e pullave postare, pasi në dhjetor të vitit 2013 Posta e Kosovës e kishte përfshirë në emisionin e jashtëzakonshëm në kuadër të tematikës “Kinematografia Botërore”. Posta e Serbisë sot e ka emituar një seri të pullave postare me ikonat e aktrimit serb dhe atij jugosllav.
Në mes tyre është edhe aktori shqiptar Bekim Fehmiu, njofton Klan Kosova. Kjo është hera e dytë që aktori i famshëm bëhet pjesë e pullave postare, pasi në dhjetor të vitit 2013 Posta e Kosovës e kishte përfshirë në emisionin e jashtëzakonshëm në kuadër të tematikës “Kinematografia Botërore”. Gjatë prezantimit të sotëm në Beograd, aktorja Ljiljana Dragutinovic ka deklaruar se “Bekim Fehmiu ka qenë njëri ndër simbolet e filmit, i shpërblyer në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare, i spikatur veçanërisht në filmin ‘Mbledhësit e Puplave’”.
Ajo e ka përmendur librin e tij “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, që i trajton kujtimet e fëmijërisë së kaluar në Sarajevë, Shkodër dhe Prizren në periudhën para fillimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1954. “Bekimin e kam konsideruar si vëlla, familja e tij i ka përngjarë në timen, nëna e tij ishte edhe nëna ime. Mes nesh ka pasur afërsi dhe respekt vëllazëror. Bekimin e dua dhe e respektoj për talentin, zemrën dhe fisnikërinë e madhe”.