Ish-futbollisti i shumë skuadrave të njohura në Evropë dhe ish-kapiteni i kombëtares angleze të futbollit, Dejvid Bekam ka qenë pjesë e hetimeve nga policia britanike për tejkalim shpejtësie dhe mos përgjigje kundrejt forcave të rendit. Bekam u hodh edhe në gjyq dhe pas 14 seancave gjyqësore, sot ishte seanca e fundit dhe u morr një vendim nga gjykatësi i lartë, duke e shpallur të pafajshëm ish-futbollistin. Edhe pse Bekam nuk ishte i pranishëm në sallën gjyqësore, avokati i tij, zoti Friman tha: “Do të ishte e pakuptimtë që kjo çështje të vazhdonte më tej. Dejvid është një kryefamiljar, bashkëshort dhe baba i shkëlqyer. Ai u shpall sot i pafajshëm nga Gjykata dhe kjo çështje mbyllet këtu”.