Shkup, 8 nëntor – Egzon Bejtullai dhe Shkëndija kanë gjetur gjuhë të përbashkët, bën të ditur “Ekipa” transmeton KOHA. Mbrojtësi i talentuar pritet të nënshkruajë kontrat të re, ndërsa do të rikthehet në ekipin e parë, pasi bashkë me Besir Demirin u suspenduan, për arsye se refuzoi të vazhdojë kontratën. Pas bisedimeve maratonike, të dyja palët arritën marrëveshje, dhe i njëjti tani do të jetë në planet e trajnerit Jeton Beqiri.
Gjithashtu mësuam se drejtuesit e klubit, janë në bisedime edhe me shkupjanin Besir Demiri, megjithatë deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje. (B.K.)