Gostivar, 30 tetor – Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale njoftoi se po tërhiqet nga politika për një kohë të pacaktuar si edhe njëherë ia uroi fitoren kundërkandidatit të tij, Arben Taravari. “Unë jam demokrat dhe respektoj vullnetin e qytetarëve. Kundër kandidatit tim, i cili nuk ka program, i dëshiroj menaxhim të suksesshëm me komunën. Unë tërhiqem nga politika, por nëse qytetarët nga unë kërkojnë të jap kontributin tim këtë do ta bëj”, tha Bejta në konferencën për media e cila u mbajt në ndërtesën e Komunës së Gostivarit. Ai në pyetjet e gazetarëve nëse do të pranojë funksion në pushtetin ekzekutiv nuk dha një përgjigje të saktë – se do të pranojë angazhim nëse qytetarët këtë e kërkojnë nga ai. Bejta e kritikoi kualifikimin e kundërkandidatit të tij, i cili në konferencën e mbrëmshme të shtypit e quajti “diktator të vogël” me fjalët që ai nuk është diktator, sepse ka qenë vetëm kryetar komune.