Nevzat Bejta, kandidat për kryetar i Komunës së Gostivarit i BDI-së i shoqëruar nga kandidati për anëtarë këshillit zyrtarisht e filluan fushatën parazgjedhore nga sheshi i qytetit. “Këtu në këtë vend e prezantojmë njërin ndër projektet të cilat janë pjesë e programit të cilin do ta realizojmë në periudhën 2017-2021. Është planifikuar të ndërtojmë shesh të ri modern me të cilin gostivarasit do të krenohen dhe do të jetë një qendër më bukur e rregulluar në rajon e më gjerë. Kemi zgjidhje ideore, me të cilën janë përfshirë sheshi dhe rrethina”, tha Bejta. Kandidati për kryetar i BDI-së, gjatë ditës do të ketë takim edhe me qytetarët lagjeve Xhamixhid dhe Lagjja e re ku do t’i prezantojë projektet për këto pjesë të qytetit.