Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta u shpreh se partia e tij nuk arriti të fitojë, duke i dëshiruar fitore Arben Taravarit. Ai më tutje tha se kjo është pjesë e demokracisë dhe se do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni u mbajtë sot në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote patën 833.710 qytetarë.