Maqedonia mori vendim historik. Kuvendi juaj votoi që t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që nevojiten që të implementohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përshëndesin vendimin e përfaqësuesve tuaj të zgjedhur, porositi sonte ambasadori Xhejs Bejli lidhur me ndryshimet e votuara kushtetuese në Parlament.
Në mesazhin e publikuar në profilin në Fejsbuk të Ambasadës amerikane në Shkup, Bejli thotë se procesi do të përfundojë me ratifikimin nga ana e Greqisë, kjo Marrëveshje përfundimisht do ta zgjidhë kontestin me emrin, që kohë të gjatë i ka penguar qytetarët e Maqedonisë t’i realizojnë qëllimet e tyre për anëtarësim në NATO dhe në BE.
“I përshëndes liderët tuaj në Qeveri dhe në Kuvend për shkak të vizionit, guximit dhe këmbënguljen e tyre në kërkesën për zgjidhjen dhe duke vendosur interesa strategjike afatgjate të Maqedonisë në vend të parë. Me padurim presim t’i themi mirëseardhje Republikë së Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-tl e NATO-s dhe ta vazhdojmë partneritetin tonë të fuqishëm me ju në avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit këtu dhe në të gjithë rajonin”, ka theksuar Bejli.