Shkup, 16 maj – Ambasadroi amerikan Xhes Bejli e riafirmoi përkrahjen e SHBA-së për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.
“Ne i mbështesim aspiratat e Maqedonisë për t’u bashkuar me NATO-n tashmë 25 vjet, sigurisht presim dhe duam të bëni përparim”, iu përgjigj Bejli sot pyetjeve të gazetarëve nëse në Samitin e BE-së në Sofje do të hapet rruga e Maqedonisë për në Aleancë.
Ambasadori amerikan sot mori pjesë në info sesionin për projektin e USAID-it “Duke lexuar deri në lidership”, që u mbajt në Parkun e Qytetit në Shkup.