Shkup, 30 nëntor – Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ndodhitë e 27 prillit të përgjigjen për veprimet e tyre, por në të njëjtën kohë të respektohet edhe prezumimi i pafajësisë, ka porositur ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli pas takimit me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, transmeton Medial.mk.