Shkup, 27 dhjetor – Çfarëdo qoftë sugjerimi se SHBA-ja dëshiron të drejtojë ndonjë zgjidhje gjyqësore është i rremë, thotë mes tjerash ambasadori amerikan Xhes Bejli në letrën, të cilën para disa dite ia kishte dërguar Gjykatës Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev.
Në letrën, e cila është me datë nga 18 dhjetori, Bejli kërkon nga gjykatësit të mos e theksojnë Ambasadën e SHBA-së si përgjegjëse për vendimet që ata i marrin për paraburgimet dhe aktvendimet.
“Në javët e kaluara, kolegëve të mi dhe mua disa herë na është thënë se gjykatësit, gjoja, kanë caktuar vendime të marra në lëndë vijuese gjyqësore, hetime dhe paraburgime me “instruksione nga amerikanët”. Asgjë nuk mund të jetë më larg se e vërteta. SHBA-ja mbështet dhe angazhohet për pavarësi të gjyqësisë së Maqedonisë. Ne besojmë se gjykatësit duhet të marrin vendime në bazë të ligjeve valide dhe dëshmive të lejuara, e jo në bazë të çfarëdo qoftë vlerësimeve politike ose intervenimeve nga ndonjë person politik ose qeveritar. Ky është mesazhi ynë konzistent, publik dhe privat”, thotë ai në letër.
Bejli thekson se programet e SHBA-së për trajnim dhe mentorim janë disenjuar që t’i avancojnë mjeshtëritë profesionale dhe rezistencën e gjykatësve të Maqedonisë me qëllim që ata të mund të mbajnë presion të jashtëm dhe të marrin vendime të pavarura dhe të qëndrueshme. Thekson se çfarëdo qoftë sugjerimi se SHBA-ja dëshiron të drejtojë me ndonjë zgjidhje gjyqësore është i rremë.