Shkup, 4 dhjetor – Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit për Siguri dhe ka folur për zmbrapsjen e korrupsionit. Si shembull e ka marrë Maqedoninë dhe punën e KSHZ-së. Kam dëgjuar se anëtarë të KSHZ-së kanë votuar rrogë plotësuese, për katër muaj ne punë plotësuese në zgjedhjet e tetorit që sapo përfunduan. Ata në mënyrë plotësuese morën rrogë për pesë muajt pas zgjedhjeve të 2016. Votimi në komision ka kaluar njëzëri, të gjithë partitë, të gjithë etnitë, kurse personeli në komision ka marrë bonuse më të vogla. Unë jam zyrtar publik, përkrahi shpërblimin e zyrtarëve që punojnë më shumë se sa është parashikuar, por kam një pyetje lidhur me këtë. KSHZ-ja është trup i pavarur, ndoshta ky gjest ka qenë madje edhe legal, por votimi ka ndodhur pas dyerve të mbyllura. Çka tregon kjo për prioritetet e liderëve, por më e rëndësishme pse unë e theksoj këtë? Çka flet kjo për vlerat e vetë organizatës, iu ishin fishkëllyesit, gazetarët hulumtues ose trupat parlamentare për mbikëqyrje. Çka do të bënit ju të gjithë në këtë situatë.