Policia e Meksikës ka gjetur nëntë trupa të varur në një mbikalim perëndimor në provincën perëndimore Michoacan dhe 10 trupa të tjerë të masakruar në një rrugë afër, thanë burimet e gjykatës.
Prokuroria e Shtetit Michoacan tha se përveç trupave të varur në Uruapan, ishte varur një transparent me të cilin një bandë droge kërcënonte një tjetër klan të drogës, dhe se në rrugën e afërme ishin gjetur shtatë trupa të prerë, si dhe tre trupa të tjerë, po ashtu të masakruar, më larg në po të njëjtën rrugë.
“Trupat e dy grave të therura ishin gjithashtu midis trupave të varur, ndërsa midis trupave të masakruar gjatë rrugës ishte edhe trupi i një gruaje tjetër”, tha prokurori i Përgjithshëm i Shtetit në Michoacan, Adrian Lopez.
Burrat e varur më parë u qëlluan për vdekje, disa prej tyre u varën me duar të lidhura dhe të tjerëve iu zhveshën pantallonat.
Sipas AP, megjithëse transparenti i varur përkrah viktimave nuk ishte plotësisht i lexueshëm, inicialet e kartelit famëkeq të drogës Halisko mund të shiheshin duke kërcënuar bandën rivale Viagra.