Tre futbollistët shqiptarë kishin rënie në vlerë gjatë vitit 2018 në bazë të një studimi të realizuar
Tre futbollistëve shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili e Admir Mehmedi iu ka rënë vlera gjatë vitit 2018, shkruan Gazeta Express.
Në fakt, në bazë të një studimi të realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES) me bazë në Neuchatel të Zvicrës, gjatë vitit që shkoi treshja pati rënie dhe kjo vërehet në listën e këtij studimi, respektivisht analize, të publikuar nga magazina zvicerane “Blick”, transmeton gazeta KOHA.
Me këtë rast, mesfushori i Udineses, Behrami nga 2,1 milionë euro, tash vlen 1,5 milion. Mesfushori i Bolognas, Xhemaili, nga 4 milionë, tash vlen 2,7 milionë euro. Kurse, sulmuesi i Wolfsburgut, Mehmedi, nga 5,3 milionë euro tash vlen 4,5 milionë.