Kapiteni i Udineses, Valon Behrami, pret që skuadra e tij t’i kthehet fitores në Serie A, pasi këtë vit ende nuk di për të në kampionat. Këtë vit Udinese ka zhvilluar tri ndeshje kampionale, duke regjistruar dy humbje dhe një barazim. Renditet në pozitën e 16-të me 19 pikë pas 22 ndeshjeve.
“E kemi merituar fitoren me Fiorentinën, pasi ishim shumë më të mirë dhe në këtë ndeshje i humbëm dy pikë. Pres t’i kthehemi fitores, pasi po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë. Ka kohë që nuk kemi fituar, por pres që t’i gëzojmë tifozët tanë”, ka thënë Behrami 33-vjeçar, që këtë edicion ka shënuar një gol në 17 paraqitje në Serie A.