Valon Behrami është gati që të mbyllë karrierën e tij te Udienze, edhe pse klubi italian do të dëshironte të mbante edhe një tjetër vit mesfushorin shqiptar i cili ka përfaqësuar Zvicrën në dekadën e fundit dhe i ka ofruar rinovimin.
Behrami ka shprehur dëshirën që të jetë sa më pranë shtëpisë së tij dhe sipas mediave zvicerane, po negocion me një nga klubet në elitën e futbollit në këtë vend. Mesfushori do një rol protagonisti, por jo një ekip si Jang Bojs apo Bazel. Për këtë arsye, zgjedhja e tij ka qenë ajo e skuadrës së Sionit.
Bisedat mes palëve kanë nisur prej disa javësh dhe raportohet se Behrami është shumë pranë akordit me klubin ku ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm Ermir Lenjani. Me afrimin e Behramit, mendohet se skuadra do të ketë pretendime më të mëdha për vitin në vijim dhe do të mundohet që të luftojë për titullin kampion.