Valon Behrami është larguar nga Kombëtarja e Zvicrës. Behrami për këtë largim është shfaqur shumë i pakënaqur dhe fajtor sipas tij është trajneri Vladimit Petkoviç. Për këtë Valoni ka folur për gazetën prestigjioze zvicerane “Blick”, përcjellë gazeta KOHA. Ai ka shpjeguar se para largimit ai ka folur për një kohë të shkurtër me trajnerin, duke e quajtur largim të turpshëm.
Kam folur vetëm 3 minuta, ndoshta 3 minuta e 20 sekonda. Ai më tha ‘Valon dua të bëjmë ndryshime gjenerate’. Dhe çfarë ndryshimi bëri, ishim vetëm unë dhe Blerimi që u larguam”.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, theksoi se ai nuk u pyet fare lidhur me largimin. Behrami thotë se ai u largua nga trajneri kokë më vete.
Veq tij nga Zvicra u largua edhe futbollisti tjetër shqiptar, Blerim Xhemaili.