Një burrë, të cilin kanceri e la me dëmtime në pjesën e sipërme të kokës së tij, iu nënshtrua atij operacioni që doktorët e quajtën transplant ii parë i kafkës dhe skalpit të kokës. James Boysen, një 55 vjeçar nga Teksasi, bëri transplantin e parë të skalpit të kokës, së bashku me një veshkë dhe pankreasin në spitalin e Hjustonit. Operacioni zgjati 24 orë. “Për këtë pacient do të thotë një jetë e re e marrë me qira”, thotë Jesse Selber, një kirurge klastike, e cila është një nga bashkë-udhqëheqëset që kryen operacionin e ndërlikuar. “Ai kishte disa lloje kanceresh në skalp dhe kafkë, të cilat u trajtuan me operacione e rrezatime të ndryshme. I kanë lënë një shenjë të madhe deri në trurin e tij”, tha ajo. Në foton e publikuar të Boysen-it pas operacionit tregohet një unazë qepjeje në majën e kokës së tij, ku është bashkangjitur skalpi i kokës i transplantuar. Boysen bëri dhe transplant veshkash dhe pankreasi, sepse ato ishin organe të dështuara në trupin e tij. Kirurgët i bënë të gjitha këto transplante në të njëjtën kohë. “Jam i habitur se sa mirë ndihmën tani, dhe do të jem gjithnjë mirënjohës që kam një shans tjetër për të jetuar, të bëj gjërat që dua dhe të qëndroj me njerëzit që dua” ,tha Boysen. Ai u lirua nga spitali ditën e djeshme dhe do të shpenzojë disa javë në një banesë të përdorur për personat që duhet të marrin veten nga operacionet e transplantit.