Shkup, 8 nëntor – Drejtoria për të Ardhura Publike paralajmëron vendim të shpejtë ligjor që do të përmbajë rrethana të lehtësuara për regjistrim të pensionistëve në Drejtorinë për të Ardhura Publike për shkak të konceptit të ri të Paraqitjes tatimore vjetore.
“Në periudhën e ardhshme për një kohë të shkurtër, do të dalim me vendim ligjor që ka të bëjë me rrethanat e lehtësuara të pensionistëve të cilët realizojnë vetëm të ardhura të pensionit”, deklaroi drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve sot në ligjëratën për përdorimin e sistemit të ri për vlerësim të rrezikut.
Për problemet që paraqiten me sistemin për regjistrim, tha se i menaxhojnë çdo ditë, por që shfrytëzuesve u qëndrojnë në dispozicion sportelet e DAP-it në Shkup, si dhe linjat telefonike me qëllim që të tejkalohen problemet.
“Ekipet mobile të DAP-it çdo ditë janë në terren. Nëse shkojmë te obliguesit tatimor, te ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, nëse shkojmë në të gjitha ministritë, kemi kontakt me një numër të madh të personave të cilët duhet të regjistrohen. Diku shkon më ngadalë, diku më shpejtë, megjithatë kur bëhet fjalë për një reformë të tillë megjithatë duhet të merret parasysh se vështirësi do të ketë, megjithatë në fund do të shihet rezultati”, theksoi drejtoresha.
Ajo shtoi se është kërkuar ndihmë edhe nga komunat të sigurojnë hapësirë dhe përgatitje teknike me qëllim që të mund të bëhet regjistrimi i obliguesve tatimor, ndërsa edhe linjat telefonike të të gjithë atyre që shkojnë në terren gjatë tërë kohës janë të arritshme.
“Ky është viti i parë dhe kemi pritur se do të kemi probleme të tilla, megjithatë fillimin e emëruam dhe do të shkojmë deri në fund”, potencon Lukarevska.
Në lidhje me vendosjen e paralajmëruar të shkallës tatimore progresive, drejtoresha tha se Drejtoria për të Ardhura Publike si implementuese e kësaj reforme tatimore është e gatshme dhe duhet të jetë.
“DAP është implementuese e tatimimit progresiv, të cilën e konsideroj si mjaft të drejtë. DAP është e gatshme dhe duhet të jetë. Gjithsesi sikur edhe deri tani ka ndodhur nuk është hera e parë të bie sistemi. Edhe më parë në të kaluarën kemi pasur probleme të tilla teknike nga aspekti i IT-së dhe shpresoj se do të kenë mirëkuptim obliguesit”, potencoi drejtoresha e DAP-it.