Një 16 vjeçarë është gjetur i vdekur pas disa gjuajtjeve në drejtim të tij në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen në mbrëmjen e së hënës, mëson Tetova1 nga mediumet daneze. Të njëjtën e ka konfirmuar edhe policia Daneze e cila thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë pas saj ka gjetur pa shenja jete një të ri 16 vjeçar para hyrjes së ndërtesës në Ragnhildgade 48. Portali Tetova1 nga burrime të afërta në Kopenhagen mëson se djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat është Servet.A nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Familja e Servetit prej shumë kohësh është me qendrim në Kopenhagen të Danimarkës.
Në foto 16 vjeçari Servet A.