Bëhet e ditur, ja kur do të këndojë Albina Kelmendi në Eurovision

“Eurovision 2023” do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit. Festivali evropian publikoi tashmë listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale.

Shqipëria, e cila sivjet përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.
Krahas Shqipërisë, në natën e dytë prezantohen shtetet: Armenia, Qipro, Rumania, Danimarka, Belgjika, Islanda, Greqia, Estonia. Në këtë natë do të prezantohen po ashtu Australia, Austria, Lituania, San Marino, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Polonia.

Ndërsa në natën e parë në Eurovision garojnë 17 shtete të cilat janë: Serbia, Letonia, Irlanda, Norvegjia, Portugalia, Kroacia, Malta, Suedia. Moldavia, Zvicra. Në natën e parë poashtu do të garojnë edhe Izraeli, Holanda, Finlanda, Azerbajxhani dhe Republika Çeke.

Advertisements