Sarajevë, 13 dhjetor – Bashkimi Evropian, gjatë dy muajve të kaluar, përmes projekteve të ndryshme ka donuar prej 9,2 milionë eurosh në Bosnjë e Hercegovinë për emigrantë dhe refugjatë në terren, si dhe për përforcimin e kapaciteteve për menaxhimin me kufirin.
Deri në fund të vitit 2017 BeH ballafaqohej me një fluks të madh të emigrantëve dhe refugjatëve që vijnë në territorin e saj. Më shumë se 23.500 emigrantë dhe refugjatë arritën në vitin 2018 nga Serbia dhe Mali i Zi, në krahasim me 755, sa edhe kanë arritur në vitin 2017, transmeton Fena.
Momentalisht rreth 4.000 emigrantë dhe refugjatë qëndrojnë në qendrat e përkohshme të pranimit në BeH.