Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Ky short ka sjellë disa përballje mjaft interesante.
Kryendeshja e kësaj faze padyshim që do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Drejtori i Manchester Cityt, Txiki Begiristain thotë se ekipi i tij dëshiron të jetë më i miri, kështu që duhet ta mposhtë Realin.
“Është e vështirë, sigurisht. Real Madridi ka fituar 13 herë, kështu që janë më të mirët. Ne duam të jemi më të mirët, kështu që duam t’i mposhtim ata”, tha Begiristain.