Shkup, 8 maj – Ballkan energji grup (BEG) është në gjendje të qëndrueshme. Nuk ka ndryshim në strukturën e pronësisë. Mbetet që edhe gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes të distribuojë energjinë ngrohëse deri tek konsumatorët në Shkup dhe siguron se janë të gatshëm për këtë.
Këtë e theksoi drejtori i përgjithshëm i BEG SHA Dimitar Koçovski në takimin e sotëm me gazetarët me rastin e pesëvjetorit të Ballkan energji grup.
“Nuk ka procedurë të hapur falimentimi. Në proces është vendimi gjyqësor me një kompani e cila ka kërkesë për çka konsiderojmë se është e pabazë dhe ajo është mosmarrëveshje aktuale e cila është minore. Kompania jonë është larg falimentimit. Ajo është në gjendje të qëndrueshme dhe punon në mënyrë të zakontë. Vetëm bëhet fjalë për mosmarrëveshje aktuale e cila do të zgjidhet në gjyq”, theksoi Koçovski.
Ai shtoi se BEG edhe gjatë vitit të ardhshëm do të vazhdojë me shpërndarjen e energjisë ngrohëse dhe se kanë licencë për 35 vite.
“BEG e përgatit sezonin e ri ngrohës dhe se pa asnjë dilemë do të ketë fillim të qëndrueshëm dhe të sigurt të sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Konsumatorët të mos kenë frikë për atë. Kompania jonë edhe me kuadër edhe financiarisht është e gatshme për ta vazhduar punën e suksesshme dhe për të vazhduar përmirësimet”, tha Koçovski.
Rreth çmimit për sezonin e ardhshëm për ngrohje nuk precizoi se nëse do të ketë ndryshime, duke sqaruar se të dhënat dorëzohen deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe se çmimi krijohet në bazë të sistemit tarifor.
“Çmimi i ngrohjes nuk varet vetëm nga cilësia energjetike dhe shpenzimet, por edhe për nga çmimi i aksioneve”, theksoi Koçovski duke shtuar se çmimi gjatë pesë viteve të fundit si rezultat i rritjes së efikasitetit të energjisë, shpenzimeve të ulëta dhe konjukturës së çmimeve tek amvisëritë është ulur për mbi 30 për qind, tek subjektet e biznesit për 55 dhe tek institucionet arsimore për mbi 65 për qind.
Koçovski nënvizoi se janë ndalur tendencat e shkëputjes së konsumatorëve nga rrjeti dhe se gjatë viteve të fundit kanë 6.300 konsumatorë të kyçur me gjithsej kapacitet prej 50 megavat.
“Kur filluam kishim 44.000 konsumator, ndërsa tani janë 51 mijë”, tha Koçovski dhe shtoi se ata kanë kapacitet prej 800 megavat, por se përdoret vetëm gjysma dhe se është paraparë zgjerim i përfshirjes.
Deri më tani, siç paralajmëroi, do të zgjerohet rrjeti drejt lagjes Aleksandria në Vllae dhe ngadalë do të lëvizë drejtë Gjorgje Petrovit, ndërsa është paraparë edhe rritja e kohëzgjatjes së ngrohjes.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për paralajmërimet e Qytetit të Shkupit për ndërmarrjen e rrjetit shpërndarës nga BEG, tha se me Qytetin e Shkupit janë në komunikim të rregullt.