Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka realizuar një intervistë me mediumin zviceran “Sport 1”. Shaqiri në këtë intervistë ka folur rreth pensionimit të tij nga futbolli, duke thënë se ëndërr e tij është rikthimi në Basel.
Shaqiri bëri emër derisa luante te Baseli, e ku më pas do të transferohej te Bayern Munich, më pas tek Interi, në Stoke City dhe sot luan te Liverpooli.
“Jam komplet i hapur në këtë moment, por sigurisht do të doja të rikthehesha në Basel. Kjo do të ishte më speciale për mua. Por, nuk e përjashtoj mundësinë e kalimit në Amerikë apo Kinë. Më pëlqen të shkoj në vende të reja, por ëndërr kryesore është rikthimi në Basel”, tha Shaqiri për “Sport1”, përcjell gazeta KOHA.