Befason Juventusi, Pirlo trajner i ri i bardhezinjve

33

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i Juventus U23 duke filluar nga sezoni i ardhshëm, teksa do të zëvendësojë  kështu trajnerin Fabio Pekia. Lajmi është bërë publik nga “Sky Sport”, që zbulon se negociatat mes palëve kanë përfunduar.

Ish-mesfushori italian, ka gati 2 vite që ka marrë licencën e trajnerit dhe do të fillojë kështu karrierën e re në stolin bardhezi. Kujtojmë që pjesë e Juventus U-23 është edhe sulmuesi i Kombëtares Xhakomo Vrioni.

Ndihmës i tij në stol do të jetë Roberto Baronio. Kyi  fundit  ka shumë më shumë përvojë sesa Pirlo, pasi ka trajnuar Italia U-19, Breshan dhe të rinjtë e Napolit.

Për sa i përket Juventusit, Disa ditë më pare, bardhezinjtë siguruan “play-off” për t’u ngjitur në Serie B. Në stadiumin “Manuzzi” të Cesena, skuadra e Fabio Pekias mposhti Ternanën me rezultatin 2-1. Kësisoj Juventus U-23 është në garë për t’u ngjitur në Serinë B sezonin e ardhshëm.

Comments are closed.